AKB-ja kërkon amnisti fiskale, kështu shpëtojnë bizneset nga falimentimi e qytetarët nga varfëria

Prishtinë | 29 Jan 2023 | 23:16 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës, që të anulojë vendimin për rritjen e tatimit në pronë si dhe të bëj një amnisti fiskale të përgjithshme.

“Qeveria e Kosovës mori vendim për zbatimin e rritjes së tatimit në pronë për të gjithë qytetarët e kosovës por pa dhënë asnjë lehtësirë për ta”, është shkruar në faqen zyrtare të ABK-së.

Njoftimi i plotë i AKB-së:

Amnistia fiskale e detyrueshme për bizneset dhe qytetarët e Kosovës,

Qeveria e Kosovës mori vendim për zbatimin e rritjes së tatimit në pronë për të gjithë qytetarët e kosovës por pa dhënë asnjë lehtësirë për ta.

AKB i kërkon qeverisë së Kosovës që të shtyn ekzekutimin e tij deri në një moment kur ekonomia dhe standardi jetësor të shënon një rritje reale.

Deri atëherë qeveria duhet të merr një vendim tjetër lehtësues, Amnisti fiskale për qytetarët dhe bizneset vendore dhe të huaj ku do të përfshihen tatimet dhe taksat pa përjashtim nga dita e Pavarësis së kosovës deri në vitin e fundit, ato tashmë kane humbur fuqinë juridike për ti mbledhur, por mbahen në evidenca si borxhe të vjetra e ky është edhe një standart që duhet plotësuar nga EU siq kanë vepruar edhe shtetet tjera.

Amnistia fiskale shpëton bizneset nga falimentimi, qytetarët nga varfëria e obligimi dhe borxhi e qeveria e Kosovës plotëson vakumin institucional ligjore që pastron evidencën dhe data-bazat nga këto borxhe te vjetra.

Të ngjashme