Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) po e mbështet pakon e Qeverisë për mbështetjen e bizneseve, raporton Ekonomia Online.
Kryetari i AKB-së, Agim Shahini, këtë pako e sheh të vonuar për të cilën tha se nuk dihet kur do të realizohet.
Shahini kërkoi nga Qeveria që të menaxhoj situatën e krijuar nga virusi Corona.
“AKB-ja e përkrah një propozim të tillë, por e sheh të vonuar dhe të vogël dhe nuk e sheh se kur do të realizohet”.
“AKB-ja i propozim Qeverisë që të menaxhoj situatën e krijuar nga Covid-19. AKB-ja mbështet dhe jemi të fokusuar që të mbështesim çfarëdo pako që është e mirë për biznesin dhe qytetarët”.
Mes tjerash, AKB-ja kërkoi nga Qeveria që sektori privat të paguhet me pagë mesatare e jo me nga 170 euro.
“Masat konkrete që duhet të merren është sektori privat. Ka gabuar kur i ka ndarë bizneset, pasi disa prej tyre nuk operojnë. Pagat në sektorin privat të paguhen me pagë mesatare në nivel vendi. Pagat sociale ishin punë e mirë. Jo 170 euro, por pagë mesatare, do të ndihmonte bizneset që nuk janë duke punuar”.
Ndër të tjera, Shahini kërkoj nga Qeveria ta rishikoj buxhetin, pasi siç tha ai sektorët janë shpëtim i ekonomisë.
“Të rishikoj buxhetin që këto pako të merren më nivel vendi. Mjetet t’i marrim nga buxheti. Të propozoj Kuvendit rishikim dhe t’i sheh mbështetjet të gjithë sektorët për të cilët AKB-ja mendon se e shpëton ekonominë”, duke shtuar se ekonomia e vendit do të ketë humbjen me të madje që ka pasur pas luftës.
Njohësi i çështjeve ekonomike, Mustafë Kadrijaj, e quajti përkrahje sociale shumën prej 170 euro e ndarë për bizneset private.
Sipas tij, bizneseve i duhet infuzion ekonomik, pasi siç tha ai pas kësaj situate ata nuk duhet të merren me pasojat po të jenë të gatshëm.
“Nuk ka qenë një përkrahje dinjitoze e sektorit privat. Qeveria vendos me përkrahje sociale sepse bizneset në sektorin privat nuk ka nevojë për pako sociale por për infuzion ekonomik. Do të ulët edhe masa e konsumit, do t’i bien aktiviteti ekonomik “.
“Nëse në këtë kohë nuk e zgjasë dorën për sektorin privat dhe punëtorët, si do të sillet nëse nuk ka ekonomi”, u shpreh Kadrijaj.
Nënkryetarja Lumnije Ajdini, tha se kanë kërkuar nga Qeveria që mediet të përfshihen në shpërblimet për punën e tyre, raporton EO.
“AKB ka bërë thirrje më gjitha takimet që të përfshihen gazetarët dhe mediet. Punëtoret e sektorit publik e kanë marrë pagën në javën e kaluar. 85% e kompanive private, do të kemi probleme të mëdha”, tha Ajdini.