AKB: Masat që izolojnë dhe ngadalësojnë zhvillimin Ekonomik të Kosovës

Prishtinë | 23 Jan 2022 | 11:49 | Nga Ekonomia Online

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) përmes një postimi në facebook ka reaguar për masat e reja të cilat kanë hyrë në fuqi nga dita e djeshme.

“AKB vlerëson se Qeveria e Kosovës në mungesë të një Plani Kombëtar për zhvillim dhe integrim e zgjedh ngadalësimin dhe izolimin e vendit”.

Në njoftim thuhet se shumë vende të Ballkanit dhe EU-së kanë marrë masa lehtësuse për ekonomin duke heq dor nga izolimi i cili ka dhënë rezultate negative kurse Qeveria e Kosovës e bën të kundërtën.

“Vendimi për orë policore dhe shkurtimi i orarit të punës nuk do të zgjedhë asgjë të mirë për kosovën përveç lajm, humbje dhe pakënaqësi për të gjithë qytetarët dhe bizneset e prekura nga kufizimi i orarit të punës. Ora policore nuk e heq virusin, ky është më aktiv kur ka lëvizje ditën jo kur nuk ka lëvizje natën”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme