Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) ka mbajtur konferencë për medie me temë “Votimi i Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike-Çfarë janë humbjet në ekonominë e vendit dhe a ka zgjidhje që Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike të miratohet të enjten nga deputetët e Kuvendit të Kosovës”, raporton Ekonomia Online.
Me këtë rast kreu i AKB-së, Agim Shahini ka kërkuar nga deputetët që ta votojnë këtë projektligj, ngase sipas tij, humbjet për bizneset në këtë kohë janë të mëdha.
Ai ka thënë se humbjet në aspektin ekonomik do të jenë mbi 1 miliard euro.
“Pese herë dështuan deputetët për ta kuptuar rëndësinë e Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike”.
“Dhe jemi një ditë para se të hidhet në votim dhe ne shpresojmë se deputetët do t’i prek ndërgjegjja e vetë se sektori privat ka nevojë për atë ligj, por bizneset janë në një situate të rëndë dhe ky vit do të karakterizohet me humbje të mëdha, në aspektin ekonomik humbjet do të jenë mbi 1 miliard euro”.