AKB, Komuna e Ulqinit dhe Qeveria e Mali të Zi do të organizojnë në tetor një forum biznesor në Ulqin

Prishtinë | 01 Sht 2022 | 17:53 | Nga Ekonomia Online

Me ftesë tē Qeverisë së Malit të Zi dhe Komunës së Ulqinit, Agim Shahini, kryetar i AKB-sē, u takua sot me kryetarin e Ulqinit, Omer Bajraktari, dhe ministrin e Qeverisë së Malit të Zi, Fatmir Xheka.

Temë diskutimi e takimit ishte rritja e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, posaçërisht në komunën e Ulqinit si mundësi e madhe për investime të bizneseve kosovare me prioritet zhvillimor në kētē komunē, thuhet në një njoftim të Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB).

“Në kuadër të shumë projekteve të përbashkëta, në tetor 2022 do të organizohet një Forum i madh biznesor Kosovë- Mal të Zi në Ulqin, me qëllim prezantimin e projekteve për investime të përbashkëta, si dhe promovimin e prodhimeve dhe ekonomisë për bashkëpunimi real mes dy vendeve tona”.

Organizatorë do tē jenë tri institucionet respektive dhe Ambasada e Mali të Zi në Kosovë.

Të ngjashme