Aleanca Kosovare e Biznesit (AKB) po e vlerëson të vonuar miratimin e Ligjit të Rimëkëmbjes Ekonomike, kohë tash kur bizneset, punëtorët e sektorit privat iu është përkeqësuar gjendja dhe kanë vështërsi të mëdha të për mbijetesë, raporton Ekonomia Online.
Kreu i AKB-së, Agim Shahin tha se efektet e Ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike janë të shumëfishta si në aspektin financiar ku rreth 200 milionë do të shpërndahen direkt për biznese dhe punëtorë.
Sipas tij, pas miratimit të këtij Ligji për herë të parë në historinë e pasluftës, por edhe në Ballkanin Perëndimor Qeveria e vendit i liron prodhuesit nga TVSh-ja për lëndë të parë.
Ai më tej ka shtuar se mbi 50 mijë biznese aktive do të përfitojnë mjete financiare për daljen nga kriza dhe se mbi 60 mijë punëtorë të cilët kanë humbur vendin e punës për shkak të krizës së pandemisë do t’i marrin rreth 900 euro.
Kurse mbi 100 mijë punëtorë të kompanive aktive do të përfitojë mbështetja nga ky Ligj.
“Aleanca e vlerëson si vonesë të panevojshme kohë kur bizneset iu është përkeqësuar gjendja dhe kanë vështirësi për mbijetesë”.
“Kosova është përfituesi më i vogël gjatë kohës së pandemisë. Efektet janë të shumëfishta por rreth 200 milion do të shpërndahen për bizneset punëtorët. Pas miratimit të këtij ligji Qeveria liron prodhuesit vendor nga TVSh që sektori prodhues do të marrin mbështetje të paparë”.
“Mbi 50 mijë biznese do të përfitojnë nga mjete financiare. Mbi 60 mijë punëtorë parasheh ligji tu japë 900 euro për punëtorë”.
Tërheqjen e 10% të mjeteve që kushtëzojnë deri në vlerën 10 000 euro do të kompensohen nga shteti ndërsa ata mbi 10000 jo, ai po e konsideron diskriminim të punëtorëve dhe qytetareve sepse kriza dhe pandemia i ka përfshirë të gjitha kategoritë.
Tërheqja e 10%të mjete AKB e vlerëson si diskimin të punëtorëve dhe qytetarë. AKB i kërkon qeverisë sa më shpejt zbatuehsmërinë e këtij ligji. Kërkojmë nga zonja osmani ta dekretojë këtë ligj.
AKB-ja i kërkon qeverisë sa ma shpejt zbatueshmërinë e këtij Ligj dhe ka kërkuar nga ushtruesja e detyrës së Presidentes të Kosovës Vjosa Osmani që menjëherë ta dekretojë këtë Ligj.
Lumnije Ajdini, nga AKB-ja ka kërkuar që Qeveria të përpilojë edhe kriteret për zbatimin e masave për rimëkëmbjen ekonomike, raporton EO
“Ne për 18 vite kemi për thirrje të konsumit për prodhime vendore. Janë edhe disa masa që do të subvencionohen. Bëjmë thirrje që mjetet tona të mbesin në Kosovë dhe të mos eksportohen jashtë”.
“Gjatë pandemisë sfidat janë të mëdha. Qeveria të përpilojë edhe kritere të zbatimit të masave për rimëkëmbje ekonomike”.
Sylejman Konushevci prodhues i vajit ushqimor “Bilur” në Podujevë, tha se mospagesa e TVSh-së do të iu ndihmojë shumë.
“Përshëndes Qeverinë për miratimin e Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike neve na ka mundësuar që TVSh-në të mos e paguajmë. Kjo është në të mirën e prodhuesit vendor”.
“Mirëpo kjo nuk është vetëm për ne, por edhe përkrahje qytetare dhe ai mund të ketë mundësi ta shfrytëzojë këtë. Me këtë përkrahje do t’i ndihmojmë edhe ekonomisë”.