Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) ka njoftuar se është pranuar zyrtarisht si Enlargement Candidate Member (ECM) në kuadër të Komitetit Ekonomik dhe Social Evropian (EESC), një nga institucionet kryesore këshillëdhënëse të Bashkimit Evropian për dialogun social dhe zhvillimin ekonomik.
Në komunikatën për media, AKB vlerëson se ky vendim përbën një njohje të rëndësishme institucionale për rolin e saj si përfaqësuese e komunitetit të biznesit në Kosovë dhe si aktor i rëndësishëm në ndërtimin e dialogut social ndërmjet bizneseve, punëtorëve dhe institucioneve publike, si në sektorin privat ashtu edhe në atë publik.
“Ky vendim përfaqëson një njohje të rëndësishme institucionale për rolin e AKB-së si përfaqësuese e komunitetit të biznesit në Kosovë dhe si aktor i rëndësishëm në ndërtimin e dialogut social ndërmjet bizneseve, punëtorëve dhe institucioneve publike”, thuhet në komunikatën e AKB-së.
Sipas njoftimit, statusi ECM i mundëson AKB-së pjesëmarrje aktive në proceset konsultative të EESC-së, duke kontribuar drejtpërdrejt në hartimin e politikave evropiane që lidhen me ekonominë, tregun e punës dhe zhvillimin e qëndrueshëm, si dhe në procesin e integrimit evropian të Kosovës.
“Statusi ECM i mundëson AKB-së pjesëmarrje aktive në proceset konsultative të EESC-së, duke kontribuar në politikat evropiane që lidhen me ekonominë, tregun e punës dhe zhvillimin e qëndrueshëm, si dhe në procesin e integrimit evropian të Kosovës”, thekson më tej AKB.
Aleanca Kosovare e Bizneseve e konsideron këtë përzgjedhje si një përgjegjësi shtesë për të fuqizuar dialogun social dhe për ta përfaqësuar Kosovën me dinjitet dhe profesionalizëm në institucionet e Bashkimit Evropian.
“AKB e konsideron këtë përzgjedhje si përgjegjësi shtesë për të fuqizuar dialogun social dhe për ta përfaqësuar Kosovën me dinjitet dhe profesionalizëm në institucionet e Bashkimit Evropian”, përfundon komunikata.