AKB pranon falënderim nga Kabineti i kryemnistrit të Malit të Zi

Prishtinë | 29 Maj 2023 | 16:23 | Nga Ekonomia Online

Aleanca Kosovare e Bizneseve ka njoftuar se ka pranuar falënderim zyrtar nga Kabineti i Kryeministrit të Mali të Zi Dritan Abazoviq, në të cilën e falënderojnë AKB-në për mikëpritjen që i kanë bërë delegacionit Malazez gjatë vizitës në Kosovë.

Letra e plotë:

Nga: Kabineti i Kryeminisitrit të Malit të Zi – Podgoricë 8 maj 2023

Aleanca Kosovare e Bizneseve – AKB, Zotit Agim Shahini, Kryetar

I nderuar z. Shahini

Dëshiroj t’ju falënderoj për mikëpritjen që i treguat delegacionit Malazez gjatë vizitës në Republikën e Kosovës dhe për mirënjohje që Aleanca e juaj i bëri Kryeministrit Dr Dritan Abazoviq.

Ishte kënaqësi që gjatë qëndrimit tim pata rastin të takohem me anëtarë të shquar të Aleancës Kosovare të Biznesit, gjatë të cilët u shkëmbyen mendime për tema të rëndësishme mbi avancimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve tona. Veçanërisht do të theksoja çështjen e heqjes së barierave tregtare, të cilat do të kontribonin dukshëm në forcimin e lidhjes ekonomike ndërmjet Malit të Zi dhe Republikës së Kosovës.

Besoj se kemi bërë një hap të rëndësishëm përpara në këtë drejtim dhe se së shpejti do të shohim zhvillimin konkret në të gjitha fushat me interest ë përbashkët.

KËSHILLTARJA E KRYEMNISTRIT

Marija Krgoviq

Të ngjashme