AKB përmes një postimi në facebook ka thënë se e vlerëson sektorin financiar si më profitabil në kosovë fal interesit të lartë bankar dhe ndëshkimeve për vonesa të bizneseve dhe qytetarve nga bankat komerciale në vend.
Në njoftim thuhet se mbi 100 milion eurot profiti ne sektorin financiar për vitin 2021 janë deshmia më e mire se si bizneset dhe qytetarët paguajnë interes shërbime dhe ndëshkime më të lartat në Europe edhe në kohen e krizes ekonomike dhe pandemike.
“BQK e pa fuqishme per ti mbeshtetur bizneset dhe qytetaret e vendit duke I detyruar bankat që edhe më shume të ulin kamaten bankare dhe te rritin nivelin e sherbimeve te cilat jane me te larta në Kosovë.Qeveria dhe BQK duhet të liberalizojnë edhe më shumë tregun financiar dhe të ulinë kriterët për të hapur banka të reja dhe të rrit forcën konkuruese në sektorin bankar”.