AKB: Tregtarët i diskriminojnë prodhuesit vendës

Prishtinë | 21 Mar 2017 | 17:05 | Nga

Aleanca Kosovare e Bizneseve sot në takimin e përbashkët në mes të Qeverisë, përfaqësueseve të bizneseve dhe bizneseve tregtare diskutuan për mbështetjen e Produkteve vendore në tregun e Brendshëm e organizuar nga Qeveria e Kosovës, ku AKB para të gjithëve të pranishmëve prezantoi pozitën e pafavorshme të prodhuesve vendor dhe konstatoi se Tregtarët ne Kosovë i diskriminojnë prodhuesit vendor me kushtëzime dhe kritere të dyfishta karshi prodhuesve të huaj , që tregtarët i përulen vetëm e vetëm të kenë prodhimet e tyre ne qendrat e tyre tregtare.

Lumnije Ajdini, përfaqësuese e AKB-së e falënderoi Qeverinë e Kosovës për ndryshimet e fundit fiskale dhe ju bëri thirrje Qeverisë së Kosovës për aprovim sa më të shpejt të reformave fiskale , duke e ditur se Prodhuesit vendor janë ballafaquar me politika te pafavorshme dhe konkurrencë të ashpër nga importi si dhe me shumë sfida për të mbijetuar, kur dihet se nga shtyllat kryesore për rritje më të fuqishme ekonomike, vende te reja të punës si dhe rritjen e eksportit, për uljen e deficitit tregtar në Kosovë janë prodhuesit vendor dhe andaj duhet që të përkrahim dhe fuqizojmë.

Gjatë hulumtimeve te vazhdueshme të cilat i ka realizuar AKB-ja, Ajdini u bëri thirrje tregtarëve për bashkëpunim më të mirë dhe ulje të kritereve dhe kushteve siç janë tani : Kushtet e pagesës, sipas kontratave është deri ne 45 dite por ka vonesa të shumta nga tregtarët që kalon 60 apo 70 ditë por edhe një vit, nuk përmbushen me kohë, 5% kërkojnë nga prodhuesit për logjistikë, 2.5% për marketing, Rabata e rregullta sillen nga 6-10% si dhe Hapësira apo Ballinat të ju ofrohen prodhuesve vendor.

AKB-ja për 15-vjet me radhë ka realizuar Projektin tradicional Promovimi i Prodhimeve Vendore me moto “Unë konsumoj produkte vendore, Po Ju? me qellim te promovimit të produkteve vendore por edhe qëllim tjetër ka qen që të kenë një komunikim më të mirë dhe bashkëpunim ne mes prodhuesve vendor me tregtarët, duke u munduar që të kemi Sektor të fort privat dhe komunitet modern të Biznesit që të kemi rritje të prodhimeve vendore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme