Arrestohen dy të huaj për kontrabandim me migrantë

Prishtinë | 23 Dhj 2025 | 22:17 | Nga Ekonomia Online

Policia në bashkëpunim dhe asistencë të Agjencisë së Kosovëspër Inteligjencë (AKI), ka arrestuar dy të dyshuar për kontrabandim me migrantë, transmeton Ekonomia Online.

Të arrestuarit janë një shtetase turke dhe një shtetas jordanez.

Komunikata e plotë:

Policia e Kosovës më saktë Sektori i Hetimeve të Departamentit për Kufi, në bashkëpunim dhe në asistencë edhe të Agjencisë së Kosovëspër Inteligjencë (AKI), pas një periudhe disa mujore monitorimi ngainstitucionet kompetente, më datën 23.12.2025 ka arrestuar një shtetasjordanez dhe një shtetase turke, nën dyshimin për kryerje të veprëspenale “Kontrabandim me migrantë”. 

Sipas të dhënave hetimore, i lartcekuri dyshohet se ka organizuarardhjen e shtetasve të huaj, kryesisht nga shtetet e Lindjes së Mesmedhe Azia, me qëllim të hyrjes së tyre në Republikën e Kosovës, prejnga më pas dyshohet se bëhej kontrabandimi i tyre në drejtim tëvendeve të Bashkimit Evropian. 

Po ashtu ndaj të njëjtit egziston dyshimi se ka udhëhequr një grup tëmirë organizuar kriminal, të cilët dyshohet se kanë përfituar mjete tëkonsiderueshme financiare nga kjo veprimtari e paligjshme. 

Lidhur me rastin është realizuar kontrolli tek personi i dyshuar ku janëgjetur dhe konfiskuar gjithsej 53 (pesëdhjetë e tre) pasaporta tështetasve jordanezë.

Për veprimet e ndërmarra është konsultuar edhe prokuroriakompetente, me vendimin e së cilës dy të dyshuarit dërgohen në ndalimpër 48 orë.

Të ngjashme