Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, e ka dekoruar me Medalje Presidenciale, Aki Nuredinin, i cili njihet për kontributin e dhënë në çështjen kombëtare dhe pavarësinë e Kosovës.
Thaçi ka thënë se i është mirënjohës Nuredinit për strehimin dhe përkrahjen që u ka dhënë të gjithë aktivistëve shqiptarë që kanë kaluar nëpër Vjenë, në këto tre dekadat e fundit.
“Atij i kërkova që të vazhdojë të angazhohet, sikurse edhe në të kaluarën, për promovimin e Kosovës në skenën ndërkombëtare, veçanërisht në fushën e artit dhe kulturës”.
Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të Presidentit Thaçi në Facebook.