Akil Gjakova në Kampionatin Evropian të Xhudos në Spanjë

Prishtinë | 14 Sht 2016 | 10:09 | Nga

Trajneri i suksesshëm i xhudos Driton Kuka, ka bërë të ditur se xhudisti kosovar Akil Gjakova, këtë javë merr pjesë në Kampionatin Evropian të xhudos për junior që mbahet në Malaga të Spanjës.

Ndërsa javën tjetër në Zagreb të Kroacisë në Grand Prix marrin pjesë:

Fjolla Kelmendi 48 kg

Distria Krasniqi 52 kg

Kushtrim Gashi 73 kg

Akil Gjakova 73 kg

“Karvani i xhudos ecën drejt Tokios, 4 vite sfida, punë, djersë me shpresë për suksese të reja!”, ka shkruar në rrjetin social Facebook Driton Kuka.

LEXO EDHE :

http://cs13.temp.domains/~ekonomia/sport/majlinda-eshte-e-njohur-se-shteti-qe-perfaqeson/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme