Akil Gjakova ka regjistruar fitoren e parë në Kampionatin Botëror të Xhudos.
Xhudisti nga Kosova ka dalë fitues nga rundi i parë në kuadër të kategorisë 73 kilogramë.
Akili ka mposhtur me ippon xhudistin nga Spanja, Javier Ramirez.
Dueli i tij i ardhshëm në Kampionatin Botëror të Xhudos, që është duke u zhvilluar në Budapest të Hungarisë, është kundër xhudistit nga Azerbajxhani, Rustam Orujov.
Kosova është duke garuar sot për dy medalje, përmes Nora Gjakovës dhe Akil Gjakovës.