Xhudisti kosovar, Akil Gjakova, ka uruar për dhjetëvjetorin e Pavarësisë së Kosovës përmes një postimi në Facebook.
Gjakova e fitoi medaljen e artë në grand slamin e Parisit në fillim të këtij muaji, duke u bërë xhudisti i parë kosovar në kategorinë e meshkujve që e arrinë këtë veçori, transmeton Express.
Ai thotë të jetë shumë krenar që e ka ngritur flamurin e Kosovës në kryeqytetin francez në prag të dhjetëvjetorit të Pavarësisë.
Medalja, ka thënë ai, është dhuratë për këtë festë.
“Urime ditëlindja Kosovë. Krenar që arrita ta ngrit flamurin e Kosovës në prag të 10 vjetorit të pavarësisë. Në video momentet më të bukura të fitores sime në Grand Slamin e Parisit, dhuratë për shtetin tim, Kosovën”, ka shkruar Gjakova në Facebook.
https://www.facebook.com/AkilGjakova/videos/1978146612446985/