Autoriteti Kosovar i Konkurrencës, ka bërë të ditur se janë duke e monitoruar punën e laboratorëve privat të licencuar nga Ministria e Shëndetësisë, për bërjen e testeve SARS-CoV-2.
Sipas njoftimit të AKK-së, thuhet se deri më tani në këtë institucion nuk kanë marrë ndonjë ankesë nga qytetarët.
Njoftimi i plotë i tyre:
Siç e dini, që nga dita kur Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se janë licencuar një numër i laboratorëve që do të ofrojnë testimin për virusin SARS-CoV-2, Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka ndërmarrë të gjitha
masat për monitorimin e këtij tregu përkatës, në mënyrë që të evitohet çfarëdo shkelje e mundshme e konkurrencës.
Gjatë ditëve të fundit, ne kemi arritur të mbledhim të dhëna të detajuara nga një numër i konsiderueshëm i laboratorëve të licencuar dhe institucioneve të tjera përgjegjëse (siç janë Ministria e Shëndetësisë, Dogana
e të tjera), dhe jemi duke monitoruar sjelljen e këtyre institucioneve shëndetësore, me theks të veçantë në caktimin e çmimeve të shërbimeve.
Në Autoritetin e Konkurrencës nuk kemi pranuar ende ndonjë ankesë nga qytetarët, por i ftojmë të gjithë që t’i drejtohen AKK-së në rast se shohin ndonjë parregullsi eventuale.
Po ashtu, i ftojmë sërish edhe laboratorët e licencuar që t’i drejtohen Autoritetin të Konkurrencës në rast se kanë nevojë për ndonjë sqarim lidhur me këtë çështje./eo