Në pajtim me Ligjin për Deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë, dhe deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e dhuratave, Agjencia kundër Korrupsionit ka filluar publikimin e regjistrave të deklarimit të pasurisë për zyrtarët e lartë publik.
Procesi i deklarimit të rregullt vjetor të pasurisë ka filluar më 03.03.2020, por duke pasur parasysh situatën e krijuar me COVID-19, konform udhëzimeve dhe rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë së Publike dhe Qeverisë së Kosovës, AKK ka shtyrë afatin e deklarimit të pasurisë deri më 19.06.2020, duke ofruar mundësi dhe kohë të mjaftueshme për të gjithë zyrtarët e lartë publik për deklarimin e pasurisë.
Marr parasysh situatën e krijuar gjatë kësaj periudhe, Agjencia Kundër Korrupsionit i bën thirrje zyrtarëve të lartë publik që janë të përfshirë në regjistrat e publikuara dhe që kanë ndonjë shqetësim për vërtetësinë e informatave të publikuara nga AKK, të kontaktojnë Agjencinë kundër Korrupsionit në numrat e telefonit: 038/518-964 dhe 038/518-912, apo në e-mail adresën: [email protected] me qëllim të evitimit të gabimeve apo lëshimeve teknike eventuale që mund të kenë ndodhur gjatë procedimit të të dhënave nga formularët e deklarimit të pasurisë në regjistrat e deklarimeve të pasurisë.
Për të gjitha informatat dhe regjistrat e deklarimit të pasurisë, ju lutemi vizitoni web faqen e Agjencisë kundër Korrupsionit në adresën www.akk-ks.org.