AKP: ELKOS-i shkeli kushtet e kontratës, vendimi s’është politik

Prishtinë | 26 Kor 2018 | 11:55 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Bordi i Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) ka mbajtur një konferencë për medie lidhur me vendimin për ta gjobitur ELKOS-in me 1 milion e 300 mijë euro oër shkak të mospërmbajtjes së kontratës për firmën “Famipa” nga Prizreni.

Drejtori i AKP-së, Petrit Gashi, tha se vendimi për ndërmarrjen “Famipa” është bërë bazuar në shkeljet e kontratës nga ana e kompanisë, raporton Ekonomia Online.

“Si bord jemi të shqetësuar për sulme individuale ndaj stafit tonë. Sulmet personale kanë qenë shumë shqetësuese për neve. Agjencia merr vendime kolektive janë vendime të bordit dhe jo të menaxhmentit dhe janë vendime të bazuara në fakte”.

“Rasti në fjalë është në agjendën e bordit dhe unë ju siguroj që vendimin që e kemi marrë ka marrë për bazë çdo informatë dhe analizë paraprake dhe rrugëdalje tjetër nuk ka pasë”.

“Shitjet që janë bërë me kushte të veçanta, kontraktori ka qenë i obliguar me mbajt aktivitetin dhe kontraktori e ka shkelë kontratën prandaj kemi ardhë te një vendim i tillë. Vendimet e tilla mund të përçojnë sinjale të caktuara sidomos tek investitorët dhe një vendim i tillë tregon faktin qe ne e zbatojmë ligjin”.

Ai tha se arsyeja pse është gjobitur 4 vite më vonë është se bordi i Agjencisë nuk ka qenë funksional  dhe se është dashur që ky vendim të shqyrtohet mirë ndërkaq theksoi si ky vendim nuk ka karakter politik, raporton EO.

Vlora Konushefci, zyrtare e lartë për informim dhe marrëdhënie me publikun në AKP, paraqiti shkeljet e kontratës nga ndërmarrja “Famipa” e që ka vepruar në emër të ELKOS-it.

“Nga vizitat në teren kemi parë se nuk janë përmbushur kushtet kontraktuale. Ai ka vepruar në emër të ELKOS-it dhe jo në emër të Famipas dhe kjo përbën shkelje. Ndërmarrja e re nuk e ka zhvilluar veprimtarinë e saj në bazë të kontratës. 1.170. 000 është shuma që ka shqiptuar AKP-ja”.

Të ngjashme