Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) njofton se ka shtyrë shitjen e Njësisë Nr 54 tokë në zonën industriale.
Ky aset ishte tenderuar për t’u shitur përmes shitjes së aseteve përmes likuidimit nr.33. Njësia nr. 54 , që do të mbahet me datë 28 qershor 2017.
Afati i fundit për parakualifikim për shitjet e aseteve përmes likuidimit nr.33 do të jetë dita e mërkurë, 21 qershor 2017.
Dita për dorëzimin e ofertave do të jetë më 28 qershor 2017, nga ora 10:00 deri në orën 12:00, kurse hapja e ofertave do të bëhet po të njëjtën ditë duke filluar nga ora 12:30.