Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) ka nisur shitjen e 60 aseteve të ndërmarrjeve shoqërore në pjesë të ndryshme të Kosovës përmes likuidimit 28.
Në sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë ka filluar hapja e ofertave të dorëzuara nga konkurrentët, raporton Ekonomia Online.
Derisa shitja e 28 e këtyre 60 aseteve ishte shpallur me 14 dhjetor të vitit 2016, ku kishin konkurruar mbi 200 ofertues, të cilët janë para kualifikuar me 11 janar 2017.
Shumica e aseteve të shitura janë lokale, por edhe sipërfaqe bujqësore.