Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) zyrtarisht ka shpallur shitjen e aseteve përmes likuidimit nr.40.
Lista e tenderëve për privatizim me shitje të aseteve nr. 40 përmban 85 asete/njësi. Të gjitha këto njësi/asete do të privatizohen përmes metodës së shitjes përmes likuidimit.
Dorëzimi i ofertave bëhet nga ora 10:00 deri në orën 12:00, kurse hapja e ofertave do të bëhet, duke filluar nga ora 12:30.
Në valën nr. 39 përmes metodës së likuidimit për 114 asete sa ishin në shitje përmes kësaj vale të tenderuar gjithsej u pranuan 87 oferta, dhe vlera e tërësishme e ofertave më të larta ishte 1,765,337 euro.
Agjencia Kosovare e Privatizimit, është organ i pavarur i themeluar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe është e shtrirë dhe vepron në të gjithë territorin e vendit.
Agjencia ka mandatin dhe autoritetin për shitjen ose bartjen e këtyre ndërmarrjeve dhe/ose aseteve investitorëve private-blerësve, ose likuidimin e tyre, gjithnjë përmes një procesi të hapur, transparent, konkurrues dhe pa vonesa.