AKP-ja shpall shitjen e re të aseteve përmes likuidimit n3. 50

Prishtinë | 22 Gus 2019 | 10:35 | Nga Ekonomia Online

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) zyrtarisht ka shpallur shitjen e aseteve përmes likuidimit nr.50. Lista e tenderëve për privatizim me shitje të aseteve nr. 50 përmban 133 asete/njësi atraktive të ndërmarrjeve shoqërore në Republikën e Kosovës, të cilat paraqesin një mundësi të shkëlqyer për zgjerim të biznesit apo iniciativa të reja biznesore në vendin tonë. 

Kjo valë e shitjeve me të gjitha asetet e tenderuara është aprovuar në Bordin e Drejtorëve, kurse AKP i ka njoftuar paraprakisht të gjitha Komunat përkatëse se këto asete të ndërmarrjeve shoqërore do të privatizohen dhe ka shpallur njoftimin për tender në faqen e saj të internetit www.pak-ks.org dhe në mediat e shkruara dhe ato elektronike.


Ju rikujtojmë se që nga muaji i kaluar Agjencia po i zbaton Rregullat e reja të Tenderit me çka janë thjeshtësuar akoma më shumë procedurat e ofertimit, duke mundësuar lehtësime për procesin e ofertimit. Ato janë të publikuara edhe në web faqen e Agjencisë: www.pak-ks.org.

Ofertat e mbyllura për njësitë/asetet që janë në shitje përmes shitjes së aseteve me likuidim nr.50 duhet të dorëzohen në“Sallën e konferencave – Hoteli Grand”, në Prishtinë me datën 23 shtator 2019, nga ora 10:00 deri në orën 12:00, të shoqëruara edhe nga depozita e ofertës dhe tarifa për paraqitjen e ofertës, ashtu siç është parashikuar për secilin artikull. Kurse hapja e ofertave do të bëhet po të njëjtën ditë, duke filluar nga ora 12:30.

Të ngjashme