AKP-ja shpall shitjen e re të aseteve përmes likuidimit Nr.53

Prishtinë | 26 Nën 2019 | 11:54 | Nga Ekonomia Online

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) zyrtarisht ka shpallur shitjen e aseteve përmes likuidimit nr.53. Lista e tenderëve për privatizim me këtë valë të shitjeve përmban 123 asete/njësi atraktive të ndërmarrjeve shoqërore në Republikën e Kosovës, të cilat paraqesin një mundësi të shkëlqyer për zgjerim të biznesit apo iniciativa të reja biznesore në vendin tonë.

Kjo valë e shitjeve me të gjitha asetet e tenderuara është aprovuar në Bordin e Drejtorëve, kurse AKP i ka njoftuar paraprakisht të gjitha Komunat përkatëse se këto asete të ndërmarrjeve shoqërore do të privatizohen dhe ka shpallur njoftimin për tender në faqen e saj të internetit ëëë.pak-ks.org dhe në mediat e shkruara dhe ato elektronike.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme