Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) njofton se ka tërhequr nga tenderi i shitjes asetin “Nsh ShAM Iliri Rahovec”, prona në Rahovec.
Kjo njësi ishte paraparë për t’u shitur përmes shitjes së aseteve përmes likuidimit nr. 32, me numër rendor 70, e cila do të mbahet me datë 20 gusht 2014, ndërsa tërheqja nga tenderi është bërë në bazë të aktvendimit të pranuar për masën e përkohshme nga Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme.
Me këtë AKP-së i ndalohet ndërmarrja e çfarëdo veprimi juridik që lidhet me privatizimin e kësaj ngastre kadastrale derisa Dhoma e Posaçme të marrë vendimin përfundimtar për këtë lëndë.
Lista e aseteve që janë në shitje përmes Shitjes së Aseteve nr. 32 tani përfshinë 74 asete të ndërmarrjeve shoqërore nga regjione të ndryshme të Kosovës. Afati i fundit i parakualifikim për këto asete është caktuar data 17 maj 2017, ndërsa dorëzimi i ofertave do të mbahet me datë 24 maj 2017, kur edhe do të mbahet ceremonia e hapjes së ofertave.