Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) sot zyrtarisht ka shpallur shitjen e aseteve përmes likuidimit nr.37.
Lista e tenderëve për privatizim me shitje të aseteve nr. 37 përmban 101 asete/njësi. Të gjitha këto njësi/asete do të privatizohen përmes metodës së shitjes përmes likuidimit.
Pas mbledhjes së Bordit të Drejtorëve, të mbajtur në muajin gusht 2017, AKP ka njoftuar menaxhmentin e NSH-ve dhe Komunat përkatëse se këto ndërmarrje shoqërore, si dhe asetet e NSH-ve do të privatizohen dhe ka shpallur njoftimin për tender në faqen e saj të internetit www.pak-ks.orgdhe në të gjitha gazetat vendore.
Dita për dorëzimin e ofertave do të jetë më 15 nëntor 2017, nga ora 10:00 deri në orën 12:00, kurse hapja e ofertave do të bëhet po të njëjtën ditë duke filluar nga ora 12:30.