Aleancës Kosova e Re,përmes një komunikate për media ka reaguar lidhur me dëmtimin e billbordave të kandidatit të AKR-së në Drenas.
Më poshtë e keni reagimin:
Aleanca Kosova e Re shpreh indinjatën e thellë ndaj akteve të disa banditëve të cilët gjatë orëve të natës kanë dëmtuar billbordat e kandidatit Elmi Thaçi.
Këta njerëz që janë mësuar që me dhunë, shantazhe dhe presione ta orientojnë vullnetin e qytetarëve të Drenasit, duhet ta dinë se tashmë ka ardhur fundi.
Ne e kuptojmë frustrimin e disa individëve që e kanë ngulfatur ardhmërinë e qytetarëve të ndershëm të Drenasit, ngase janë të vetëdijshëm për mbështetjen e madhe që qytetarët po i japin programit për zhvillim ekonomik dhe punësim të AKR-së.
AKR i garanton qytetarët e Drenasit se nuk ka asnjë forcë e cila mund ta ndalë fitoren dhe zhvillimin ekonomik të Drenasit. AKR është e vendosur që të jetë në krah të qytetarëve, tu shërbejë qytetarëve pa marrë parasysh veprimet e disa banditëve.
AKR u bën thirrje organeve të rendit, policisë dhe prokurorisë që ti arrestojnë banditët që nëpërmjet akteve të tilla qyqare, po tentojnë ta mbajnë peng të ardhmen e
qytetarëve të Drenasit.
Gjithashtu, u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të mos bien viktimë e dhunës psikologjike të pushtetarëve që i shantazhojnë ata për të mos marrë pjesë në tubimet elektorale të AKR-së.
AKR fton gjithë qytetarët e Drenasit që të dielën me 4 dhjetor të dalin masivisht në zgjedhje dhe të votojnë Elmi Thaçin për kryetar.
AKR është shpresa e fundit për qytetarët e Drenasit. Na presin shumë projekte për tu filluar.