AKR: Edmond Dushi u shkarkua pasi mori vetëm 400 vota

Gjakovë | 07 Maj 2018 | 18:22 | Nga

Aleanca Kosova e Re (AKR) ka sqaruar opinionin publik dhe veçanërisht elektoratin e AKR-së ne Gjakovë lidhur me raportimet për dorëheqjen e Edmond Dushit.

AKR-ja thotë se në fakt Dushi është shkarkuar para disa kohësh.

“Pas rezultatit dëshpërues që z. Edmond Dushi ka treguar në zgjedhjet e fundit si kandidat i AKR-së ne Gjakovë, menjëherë pas zgjedhjeve AKR duke parë atë rezultat, ka vleresuar se z. Dushi nuk mund të vazhdojë të udhëheqë këtë degë të rëndësishme të AKR-së, prandaj menjëherë pas zgjedhjeve e kemi konsideruar largimin e tij të domosdoshëm”.

“Dorëheqja e tanishme e tij është e pakuptim pasi ai veçse ishte i shkarkuar shumë kohë më parë për shkak se kishte arritur vetëm 400 vota në zgjedhjet e fundit”.

AKR-ja thotë se Dega e saj në Gjakovë është në proces të brendshëm zgjedhor. “Duam të garantojmë votuesit tonë se kjo degë do të fuqizohet dhe zgjerohet edhe më shumë në ditët në vazhdim”.

Më herët gjatë ditës, Dushi, i cili veten e prezantoi si kryetar i Degës së AKR-së, njoftoi se ai së bashku me Kryesinë dhe disa nëndegë të AKR-së në Gjakovë, sot iu bashkuan Nismës Socialdemokrate.

Dushi është dhe këshilltar në Asamblenë Komunale në Gjakovë.

“Ju urojmë mirëseardhje, faleminderit që besuat të jeni pjesë e familjes sonë politike Nisma Socialdemokrate, do të punojmë bashkarisht për të mirën e të gjithë qytetarëve”, ka shkruar Dushi, në faqen e tij në Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme