Aleanca Kosova e Re, do ta hap fushatën parazgjedhore sonte në ora 21:00 në Prishtinë.
Për shkak të situatës pandemike COVID-19, shpalosja e programit qeverisës do të realizohet përmes platformave online.
Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës, Gëzim Mehmeti dhe asambleistët e AKR-së do të prezantohen përmes transmetimit live në Facebook.
Hapjen e fushatës do ta bëjë Presidenti i AKR-së z.Behxhet Pacolli.