10 vende të rezervuara për Aleancën Kosova e Re do t’i ketë në listën e kandidatëve për deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, pasi palët s’kanë arritur marrëveshje për koalicion parazgjedhor.
Sekretari i AKR-së, Vesel Makolli, ka konfirmuar se kandidatët e AKR-së do të jenë pjesë e listës së LDK-së duke thënë se “tash kanë ngritur ekipe punuese për përafrimin e programit”.
Ai ka thënë se dy partitë kanë shumë qëndrime të përbashkëta dhe “votues të përbashkët”.
Ndërkaq nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, deri në orën 17:00 kanë bërë të ditur se janë paraqitur vetëm dy koalicione parazgjedhore, atë Vakat dhe Zajedno.
Partitë kanë afat deri në orë 18:00 për të zyrtarizuar koalicionet parazgjedhore. (Koha)