AKR-ja hyn në listën e LDK-së, s’ka koalicion parazgjedhor

Prishtinë | 12 Jan 2021 | 17:23 | Nga Ekonomia Online

10 vende të rezervuara për Aleancën Kosova e Re do t’i ketë në listën e kandidatëve për deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, pasi palët s’kanë arritur marrëveshje për koalicion parazgjedhor.

Sekretari i AKR-së, Vesel Makolli, ka konfirmuar se kandidatët e AKR-së do të jenë pjesë e listës së LDK-së duke thënë se “tash kanë ngritur ekipe punuese për përafrimin e programit”.

Ai ka thënë se dy partitë kanë shumë qëndrime të përbashkëta dhe “votues të përbashkët”.

Ndërkaq nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, deri në orën 17:00 kanë bërë të ditur se janë paraqitur vetëm dy koalicione parazgjedhore, atë Vakat dhe Zajedno.

Partitë kanë afat deri në orë 18:00 për të zyrtarizuar koalicionet parazgjedhore. (Koha)

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme