Aleanca Kosova e Re ka paralajmëruar se shumë shpejt do të zyrtarizohet koalicioni parazgjedhor me Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Siç ka thënë Naim Murseli, këshilltar i kreut të kësaj partie Behgjet Pacolli, ky është vullnet brenda partisë, por edhe i elektoratit.
Në një përgjigje për KOHËN, Murseli ka thënë se do të ketë emra të rinj, por edhe nga diaspora. Ai ka thënë se në listën e përbashkët, AKR-ja do të ketë 10-15 emra.
Në dhjetor, partia e Pacollit, që kishte dy deputetë në Kuvend, ishte shprehur pro rrëzimit të Qeverisë Hoti, të udhëhequr nga LDK-ja.
Por, Qeveria Hoti u rrëzua me aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese për votën e deputetit Etem Arifi.
Zgjedhjet e reja pritet të mbahen së shpejti.