AKR-ja zgjedh kryetarët e degëve në Kamenicë dhe Shtime

Prishtinë | 11 Dhj 2016 | 17:06 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në kuadër të procesit të brendshëm zgjedhor, Aleanca Kosova e Re ka mbajtur sot dy Kuvende të degëve, së pari në Kamenicë, pastaj edhe në Shtime.

Në Kuvendin e degës në Kamenicë ku morën pjesë 148 delegatë, i pranishëm ishte edhe Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli.

Presidenti Pacolli, në fjalën e tij para qytetarëve të Kamenicës, fillimisht i ka përgëzuar ata për rezultatet e treguara gjatë këtij procesi zgjedhor si dhe për angazhimin e tyre në sjelljen AKR-së në qeverisje. “AKR ka të drejtë të kërkojë votën e qytetarit sepse askush nuk do ta përfaqësojë qytetarin më mirë se ne. Ne e duam vendin tonë dhe do të vazhdojmë të punojmë për mirëqenie dhe perspektivë më të mirë për të gjithë”, ka thënë lideri i AKR-së dhe ka shtuar se Aleanca Kosova e Re në Kamenicë dhe anembanë Kosovës, do të përfaqësohet vetëm nga njerëzit e ndershëm që e duan punën, të cilët do ta kenë përkrahjen e tij të fuqishme.

Kuvendi i katërt i Degës së AKR-së në Kamenicë më pas ka vazhduar punimet, duke e zgjedhur Kryetar pa kundër kandidat Fatmir Matoshin. Kryetari i rizgjedhur Fatmir Matoshi, i ka falënderuar delegatët dhe Presidentin Pacolli për besimin e dhënë në udhëheqjen e degës. “Votën tuaj sot, e konsideroj si një vlerësim për punën e bërë gjatë katër viteve të kaluara dhe si përgjegjësi të madhe për të vazhduar udhëheqjen e degës në mandatin e ri, i cili do të jetë një mandat shumë më dinamik”, ka thënë ndër të tjera Matoshi. Kuvendi ka zgjedhur edhe kryesinë e re të degës ku nënkryetarë u zgjodhën Satmifer Kryeziu, Fatmir Krasniqi, Xhyljeta Zubaku Bunjaku e Gazmend Mavriqi ndërsa sekretar Albert Thaqi, Valon Maliqi dhe Faik Rexhepaj.

Aleanca Kosova e Re më pas ka mbajtur edhe Kuvendin Zgjedhor të degës në Shtime, ku morën pjesë një numër i madh i simpatizantëve të AKR-së. Në këtë Kuvend të pranishëm ishin 240 delegatë, të cilët me shumicë votash zgjodhën Muhamet Ademajn Kryetar të degës.

Kuvendi më pas zgjodhi edhe nënkryetarët Remzi Arifi dhe Remzije Fazliun si dhe Alban Sinanin si sekretar të degës.

Të ngjashme