Nënkryetarja e Aleancës Kosova e Re, Albulena Reshitaj ka thënë për RTV21 se kërkesat e të gjitha degëve të partisë në Prishtinë kanë qenë që Behgjet Pacolli të jetë kandidati për Kryetar të Prishtinës.
“Në një mbledhje shumorëshe që kemi pasur me Kryesinë dhe me Kuvendin ne kemi diskutuar për mundësinë që ai të jetë kandidat për Prishtinën, të ju them të drejtën edhe personalisht mendoj se kish me qenë një nder për Kosovën, për Prishtinën me e pasë kryetar të Prishtinës, Behgjet Pacollin.”, ka thënë ajo.
Ajo ka shtuar se propozimi ende nuk është dorëzuar në KQZ pasi që po pritet konfirmimi nga Pacolli.
“Ka mbetur që që vendoset nga ai personalisht nëse do ta pranojë këtë.”, ka deklaruar Reshitaj.
Ndryshe afati i dorëzimit të propozimit të kandidatëve ka përfunduar në mesnatën e 23 gushtit. Kurse, kandidatët nga partitë tjera për Kryetar të Prishtinës do të jenë: Shpend Ahmeti nga VV, Arban Abrashi nga LDK, Lirak Çelaj nga PDK, Arbër Vllahiu nga AAK. Shyqyri Bytyçi nga NISMA .