AKR thotë se Isa Mustafa po tenton t’i afrohet PDK-së

Prishtinë | 01 Sht 2017 | 19:02 | Nga

Sipas nënkryetari të Aleancës Kosova e Re, Agim Bahtiri, kryeministri në detyrë, njëherësh kreu i Lidhjes Demokratike po luan një lojë të rrezikshme politike. Ai thotë se Mustafa po planifikon që ta afrohet me Partinë Demokratike, siç kishte bërë në vitin 2014.

Agim Bahtiri ka treguar se AKR do të pres deri me 7 shtator. Pastaj nëse nuk bëhet ndonjë zgjidhje sipas tij, vendi duhet të shkojë në zgjedhje.

“Lidhja Demokratike e Kosovës në krye me Isa Mustafën është duke bërë një lojë shumë të keqe, e cila me të vërtetë është shumë ironike për arsye se këta janë duke bërë një lojë, e cila nuk më pëlqen fare hiç e as qytetarëve të Kosovës në përgjithësi.”, ka thënë Bahtiri.

“Është e keqja e këtij vendi për shembull në qoftë se nuk ulen me i bisedua gjërat të cilat munden me i dërgua njerëzit përpara”, ka shtuar ai.

“Tash të jesh kundër VV-së shembull dhe të mos shkosh me PAN-in se është PDK brenda aty, dhe ai(Mustafa) është udhëheqës i qeverisë me PDK-në, dhe atë se pengon asgjë, kjo do të thotë se ky njeri e ka humbur rrugën dhe dëshiron ta zgjas sa më shumë deri sa të shkojmë në zgjedhjet lokale dhe të shkojë përrsëri me PDK-në, mbajeni në mend kjo do të ndodhë”, është shprehu nënkryetari i AKR-së.

Ndërsa, për partinë e tij, Bahtiri thotë se do të presin deri me datën shtatë, dhe nëse deri atëherë nuk ka ndonjë marrëveshje, sipas tij, vendi do të shkojë në zgjedhje të reja.

Tutje, ai i ka përmendur Mustafës se është për keqardhje që po dëshiron të vazhdon me udhëheq shtetin bashkë me partinë e drejtuar nga Kadri Veseli.

“LDK e udhëheq shtetin me PDK-në dhe ata dëshirojnë të vazhdojnë sa më gjatë dhe kjo është një keqardhje jashtëzakonisht për kryeministrin por edhe për të gjithë të tjerët që dëshirojnë të përfitojnë gjithçka dhe në fund përsëri do të shkojnë me atë për të cilën janë shkuar edhe më parë”, ka thënë Bahtiri në një prononcim për ‘Indeksonline’.

Numri dy i AKR-së ka theksuar qartë se brenda këtij subjekti politik ka qëndrim se nuk do t’i bashkohen koalicionit PAN.

Megjithatë ai i ka komentuar edhe përplasjet e fundit ndërmjet VV-së e Isa Mustafës, ku këtë të fundit e ka cilësuar si fajtor.

“Ne kemi qëndrim të qartë që mos të shkojmë me PAN-in. Sa i përket përplasjeve ndërmjet VV-së dhe Isa Mustafës unë nuk do të hyjë në qasje të tyre, mirëpo një gjë e tillë s’kishte qenë mirë të ndodhte, është një e keqe që po bëhet për Kosovën”, ka thënë Bahtiri.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme