AKR uron qytetarët për festën e Krishtlindjes

Prishtinë | 24 Dhj 2017 | 13:35 | Nga

Aleanca Kosova e Re përmes një komunikate për media ka uruar qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Krishtlindjeve.

“Në këtë ditë të shenjtë të Krishtlindjes, më lejoni që në emër të Aleancës Kosova e Re dhe në emrin tim personal të ju përcjelli urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve të besimit të krishterë në Republikën e Kosovës.

Urimet më të mira për Krishtlindje dëshiroj t’jua përcjell edhe ambasadorëve, përfaqësuesve diplomatikë, ushtarëve të KFOR-it, si dhe të gjithë përfaqësuesve të tjerë ndërkombëtarë, që festojnë në vendin tonë. Në këtë ditë kremte ne duam të falenderojmë edhe të gjithë ata miq që kanë treguar besnikëri të pakushtëzuar ndaj nesh.

Të punojmë pareshtur për të mirën tonë të përbashkët dhe të mos i harrojmë asnjëherë njerëzit në nevojë, të solidarizohemi me ata dhe të ndajmë momentet e çmuara të kësaj feste së bashku.

Uroj nga zemra që kjo festë e madhe e Krishtlindjes të sjellë harmoni, dashuri dhe shëndet në familjet tuaja”, thuhet në komunikatë.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme