Aksident me fatalitet në Tiranë

Prishtinë | 24 Tet 2017 | 12:12 | Nga

Një aksident me pasojë vdekjen e një kalimtari të moshuar ka ndodhur në Tiranë.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën “Hoxha Tahsim”, ku një automjet ka përplasur një këmbësor, rreth të 70ave.

Policia e mbërritur në vendngjarje ka shoqëruar në komisariati drejtuesin e automjetit, ku pritet të mësohet mbi shkaqet e këtij aksidenti të rëndë me pasojë një të vdekur.

Nga sa shihet në një video të postuar nga JOQ, makina ka tentuar të kthehet në një rrugë dytësore aty ku ka përplasur kalimtarin.

Viktima ka qenë duke udhëtuar me biçikletë, dhe pritet njoftimi zyrtar i policisë së kryeqytetit për të mësuar identitetin e tij.

http://

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme