Aksident i rëndë, ambulanca përplasë 77-vjeçaren

Prishtinë | 10 Nën 2019 | 16:21 | Nga Ekonomia Online

Një ambulancë në Pogradec ka përplasur një 77 vjeçare e cila është dërguar me urgjencë për në Tiranë pasi gjendet në gjendje të rëndë shëndetësore.Policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit.

Pogradec

Specialistët e Sektorit për Policinë Rrugore, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

Ll.P., 62 vjeç, banues në Korçë.

Arrestimi i tij u bë pasi, ky shtetas në lagjen nr.1 Pogradec, në vendin e quajtur “Ish-Banka”, duke drejtuar mjetin tip “Benz” (autoambulancë) ka aksidentuar shtetasen K.P., 77 vjeçe, banuese në Pogradec, këmbësore në rrugë, e cila u transportua në Tiranë në gjendje të rëndë shëndetësore.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”

Të ngjashme