Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”, një i lënduar

Prishtinë | 23 Dhj 2025 | 15:02 | Nga Ekonomia Online

Një person ka pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”, konkretisht në segmentin Duhël-Suharekë.

Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Bajram Krasniqi.

Krasniqi bëri të ditur se në aksident ishte përfshirë një veturë.

“Rreth orës 13:30, policia është njoftuar se ka ndodhur një aksident trafiku në autostradë, segmenti Duhël-Suharekë. Njësia policore e trafikut për kontroll të autostradës, njofton se në aksident është përfshirë një veturë dhe si pasojë e aksidentit, një person ka kërkuar ndihmë mjekësore. Njësia policore është marrë me procedurat në vendngjarje”, deklaroi ai për Klankosova.tv.

Të ngjashme