Aksident i rëndë në Itali, humb jetën një shqiptar

Prishtinë | 26 Jan 2019 | 19:54 | Nga Ekonomia Online

Mbrëmjen e djeshme një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali. Sipas mediave nga vendi fqinj një i ri shqiptar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti.

Mësohet se 22-vjeçari Klodian Murrizi, i cili bashkë me një person tjetër po udhëtonin me një makinë Toyota Rav 4 kanë pësuar aksident që rezultoi fatal për jetën e të riut shqiptar.

Makina ka dalë nga rruga dhe më pas shpërtheu në flakë, duke i marrë jetën 22-vjeçarit shqiptar dhe duke plagosur personin tjetër.

Autostrada u mbyll për disa orë deri në normalizimin e situatës.

Parapraisht bëhet me dije se shkak është bërë shpejtësia tej normave të lejuara

Të ngjashme