Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në aksin rrugor Korçë-Pogradec në afërsi të fshatit Petrushë.
Një kamion i tonazhit të rëndë, ka përplasur një makinë me targa greke.
Për pasojë ka humbur jetën shoferi i makinës me targa greke, identiteti i të cili nuk është bërë ende publik.
Policia dhe grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti, shkruajnë mediat në Shqipëri.