Aksident i rëndë në Shqipëri, kamioni bie nga mbikalimi në autostradë

Prishtinë | 22 Kor 2026 | 16:55 | Nga Ekonomia Online

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme pranë qendrës tregtare TEG në Sauk.

A2 CNN raporton se një kamion ka rënë nga mbikalimi në autostradë. Nga të dhënat paraprake nuk konfirmohen viktima. Sipas efektivëve, shoferi i betonieres ka marrë lëndime të rënda.

Kujtojmë se tre vite më parë një automjet tip Audi “fluturoi” nga rrethrrotullimi i në afërsi të TEG-ut, ku për pasojë humbën jetën tre të rinj.

Të ngjashme