Një aksident i rëndë ka ndodhur në Greqi në orët e para të mëngjesit të së hënës. Në ishullin e Kretës, dy të rinj të cilët udhëtonin me motor u përplasën me një shtyllë të dritave në anë të rrugës. Si pasojë e përplasjes të dy humbën jetën.
Mediat greke raportojnë se viktimat janë një 21-vjeçar shqiptar i cili ndërroi jetë menjëherë në vendngjarje dhe një 17-vjeçar grek.
Shqiptari, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, mbërriti i pajetë në spital. Ndërsa 17-vjeçari vdiq pak minuta pasi ishte transportuar në urgjencë.
Fotot e publikuara janë nga vendi i ngjarjes, ku shihet motori i përplasur dhe dy të rinjtë e shtrirë në tokë, raporton tvklan.