Ka ndërruar jetë një 24 vjeçar me inicialet F.S si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në fshatin Koretin komuna e Kamenicës.
Sipas njoftimit për media nga Policia thuhet se aksidenti ka ndodhur mes një motoqiklete dhe një automjeti, si pasojë e mos përshtatjes së shpejtësisë nga vozitësi i motoqikletës.
“Me 16 qershor 2019 rreth orës 23:40, Policia e Kosovës ka pranuar një informat se ka ndodhur një aksident trafiku, në fshatin Koretin komuna Kamenicë. Njësitet e trafikut rajonal i janë përgjigjë rastit dhe me urgjencë kanë dal në vend të ngjarjes. Nga hetimet e para mësohet se deri te akdidenti ka ardhur, kur vozitesi i motoqikletes dyshohet nga mos përshtatja e shpejtêsisë ka humbë kontrollin ndaj drejtimit të mjetit duke u përplas jashta rrugës, në një automjet të parkuar në trotuar”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit të Policisë, në këtë aksident ka mbetur i lënduar eëndë edhe një person.
“Si pasojë e plagëve të marra vozitēsi F. S. (1995) ka ndërruar jetë, ndërsa pasagjeri i lënduar rëndë fillimisht është dërguar në Spitalin Rajonal të Gjilanit e më pastaj në QKUK në Prishtinë. Policia e Kosovës, njësitet e trafikut rajonal janë duke i udhëheq hetimet lidhur me kêtë vet aksident të rëndë”, thuhet në njoftim.