Aksident me fatalitet në Gjilan, humb jetën një person

Prishtinë | 29 Maj 2026 | 08:48 | Nga Ekonomia Online

Një person ka vdekur në qendrën emergjente në Gjilan si pasojë e lëndimeve të rënda trupore që ka pësuar nga aksidenti.

Policia përmes raportit 24 orësh bën të ditur se aksidenti ka ndodhur mes dy veturave.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, kurse i dyshuari vozitësi i veturës tjetër që dyshohet se ka shkaktuar aksident ka pësuar lëndime të lehta.

Njoftimi i plotë:

AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET

Gjilan / 28.05.2026 – 08:25. Ka ndodhur aksident në trafik ndërmjet dy veturave me targa vendore me drejtues meshkuj kosovarë. Si pasojë e aksidentit viktima mashkull kosovar drejtues i veturës ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe raportohet se në qendrën emergjente në Gjilan ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, kurse i dyshuari vozitësi i veturës tjetër që dyshohet se ka shkaktuar aksident ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe pas tretmanit mjekësor me vendim të prokurorit  është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Të ngjashme