Një aksident është regjistruar sot në orët e hershme të mëngjesit në magjistralen Prishtinë-Pejë.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Në këtë aksident u përfshinë dy vetura, ku tre persona mbetën të lënduar.
Njëri nga ta është dërguar në QKUK për trajtim.
“Policia është njoftuar rreth orës 4:44 për një aksident në magjistralen Prishtinë-Pejë, ku janë përfshirë dy vetura dhe janë lënduar tre persona. Dy nga të lënduarit po trajtohenë në Spitalin e Pejës, ndërsa njëri prej tyre është dërguar në QKUK”, thuhet në përgjigjen e Gashit.