Një aksident trafiku mes një autobusi dhe dy veturash ka ndodhur para pak minutash në afërsi të Fakultetit Teknik. Nga ky aksident kanë mbetur të lënduar gjashtë persona.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Borovci tha se njësitet e trafikut kanë dalë në vendngjarje për të hetuar rrethanat e aksidentit.
“Rreth orës 15:30, është raportuar për një aksident trafiku në rrugën “Xheladin Rekaliu” në Prishtinë. Nga informatat e para bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë një autobus dhe dy vetura, ndërkaq deri më tani gjashtë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti”, ka deklaruar Borovci.