Aksident mes dy veturash në magjistralen Prishtinë-Ferizaj

Prishtinë | 02 Maj 2024 | 09:15 | Nga Ekonomia Online

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, ku janë përfshirë dy vetura.

Sipas raportimeve shihet se njëra nga veturat ka goditur edhe anësoret e rrugës.

Nuk dihet ende nëse njëra nga veturat ka qenë duke vozitur në kahun e kundërt, apo si ka ardhur deri te aksidenti.

Policia e Kosovës është parë në vendngjarje, por ende nuk e kanë konfirmuar rastin./GE

Të ngjashme