Aksident mes dy veturave në Kërçovë, vdesin tre persona e katër të tjerë lëndohen

Prishtinë | 29 Mar 2024 | 12:31 | Nga Ekonomia Online

Mëngjesin e sotëm në ora 04:50 në rrugën “Rruga Magjiatrale” në Kërçovë ka ndodhur një aksident trafiku në mes dy veturave me targa të Kërçovës, ku njëra ishte nën drejtimin e  S.I.(19) dhe tjetri nga K.E.(32).

Nga plagët e marra ka ndërruar jetë në vendin e aksidentit shoferi K.E. dhe pasagjeri i tij A.S.(20) nga fshati Trapçin Dol, ndërsa shoferi S.I. nuk ka mundur të u mbijetoj plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në kompleksin klinik “Nënë Tereza” në Shkup, thonë nga SPB Ohër, raporton KlanMacedonia.

Të lënduar kanë mbetur 19-vjeçari TS. nga Kërçova, V.P.(21) nga fshati Podvis i Kërçovës, P.K.(21) nga Kërçova dhe një i mitur nga Kërçova.

Në vendin e aksidentit, ekipet e prokurorit publik dhe policisë kanë kryer këqyrje të vendit. Me urdhër të prokurorit publik trupat e të ndjerit janë dorëzuar për obduksion.

Të ngjashme