Një aksident mes katër veture ka ndodhur sot në Fushë-Kosovë, ku mbesin të lënduar tre persona.
Për Ekonomia Online, rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila njoftoi se me rastin po merret njësiti i trafikut rrugor.
“Sot rreth orës 12:40 kemi pranuar informatën se në rrugën Fushë Kosovë- Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira katër automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut rrugor”, tha Ahmeti.