Një aksident ka ndodhur në mes një kamioni dhe një veture në fshatin Celinë të Rahovecit, ku mbetën të lënduar tre persona.
Rastin për Ekonomia Online, e konfirmoi zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, i cili bëri të ditur se të lënduarit tashmë janë dërguar për trajtim mjekësor.
“Në fshatin Celinë-Rahovec (rruga Gjakovë-Prizren) rreth orës 14:20 dy automjete (një kamion dhe një veturë) janë përfshirë në aksident trafiku. Përveç dëmeve të konsiderueshme materiale tre persona janë dërguar për trajtim mjekësor”, thuhet në përgjigjen e Elezaj.